Vuaj nga majasëlli, ç’duhet të bëj?

Përshëndetje! Kam 2-3 vjet që kam kruarje të zorrës së trashë në dalje, dhe këto kruarje i kam më tepër natën, kur bie të fle në krevat dhe disa herë kur dal jashtë kam dalje gjaku. Doja të dija se çfarë duhet të përdor? Dua të theksoj se im atë ka vuajtur nga e njëjta sëmundje dhe është operuar para 15 vitesh, sepse kishte dhimbje dhe kapsllëk.
Ndrek Marku
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken pastro-hepatologe Edlira Ibra:

“Së pari do t’ju rekomandoja që të bëni sa më parë te mjeku specialist, sepse në letër nuk keni sqaruar disa detaje shumë të rëndësishëm si p.sh nëse prekni noduj të majasëllit në pjesën e jashtme të zorrës. Un mund t’ju rekomandojë vetëm rrugën që duhet të ndiqni dhe ku duhet të shkoni. Kështu sa më parë duhet të  bëni një analizë për parazitozë, sepse kruarjet që ankoni ju, mund të shkaktohen nga parazitë. Do t;ju rekomandoja dhe një vizitë te mjeku protolog, i cili mund të ekzaminojë 8-10 cm e fundit të zorrës së trashë dhe të arrijë të japë një diagnozë më të saktë të problemit tuaj”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare