Propozimi për dhënien me koncension të shërbimit laboratorik ka ngjallur kundërshtime. LSI ka kundërshtuar edhe këtë koncension ndërsa laborantët i kanë kërkuar ministrit të mos preket sistemi laboratorik.
Koncensioni i laboratorëve parashikon të marrë një fond prej 8 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vjet. Por LSI-ja ka dalë kundër këtij koncensioni.
Në dëgjesën me ministrin Ilir Beqaj, Petrit Vasili shprehu rezervat lidhur me projektin e ministrisë.
Beqaj ndërkohë u shpreh se raporti i IFC-së nuk mund të bëhet publik pasi cënon procesin e koncensionimit. LSI- ja ka paraqitur një projektligj që konçensionet të shkojnë për miratim në parlament, por deri më tani ky projektligj ka mbetur ne sirtarët e Kuvendit.
Me sa duket, në muajt e fundit të mandatit 4-vjeçar si ministër, Ilir Beqja do të japë edhe një tjetër konçension.
Burimi:LAPSI.AL

