Laborantët në protestë kundër koncesionit. Drejtuesit e spitaleve fillojnë “kërcënimet”

proteste

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Laborantët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe të spitaleve të gjitha rretheve janë ngritur sot në protestë kundër koncesionit të laboratorëve. Laborantët kanë dalë kundër Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien me koncesion të shërbimit laboratorik publik.

Sipas një shkrese që thuhet se e kanë marrë nga ministri Beqaj, pretendohet se koncesioni do t’i kalojë të gjithë privatit dhe nuk është i sigurt vendi i tyre i punës. Sipas laborantëve, dhënia me koncesion do të sjellë largimin e tyre nga puna, monopolizimin e tregut dhe largimin e një shërbimi klinik tepër të rëndësishëm për spitalet.

Ndërkohë, sipas burimeve të brendshme, gazeta “Shëndet+” mëson se në Durrës kanë nisur kërcënimet nga ana e drejtorit të Spitalit, i cili ka mbajtur një procesverbal të gjithë laborantëve brenda spitalit.

proteste1

proteste2

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç