Sondazhi i OKB-së “Bota ime”, shqiptarët kërkojnë sistem shëndetësor cilësor

Rreth 2200 shqiptarë kanë marrë pjesë deri tani në sondazhin e OKB-së “Bota ime”. Kjo është një anketë globale që kërkon zgjidhjen e përparësive të çdo banori për një botë më të mirë dhe që i ndan rezultatet e saj me liderët botërorë gjatë përcaktimit të axhendës së ardhshme globale të zhvillimit.

OKB my worldTre ndër çështjet më të votuara nga shqiptarët mësohet se janë: shërbime shëndetësore më të mira, arsim më i mirë dhe mundësi më të mira punësimi.

Shërbimet shëndetësore më të mira përfshijnë faktin që gjithkujt duhet t’i ofrohen shërbime cilësore, duke bërë përpjekje për të reduktuar ndikimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera kronike. Gjithashtu përfshihet financimi, si dhe organizimi i sistemeve shëndetësore, i cili duhet t’u përshtatet nevojave të vendit dhe qytetarëve të tij.

Arsimi cilësor do të thotë që të gjithë fëmijët duhet të kenë një arsim fillor e të mesëm të cilësisë së lartë që i pajis ata me njohuri për punësim dhe një jetë të kënaqshme. Qeveritë dhe sektori privat duhet të punojnë së bashku për të siguruar mundësi për të mësuarin gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin e aftësive për të rriturit.

Ndërsa mundësitë më të mira të punësimit nënkuptojnë që qeveritë dhe kompanitë e sektorit privat duhet të bëjnë më tepër për t’u siguruar që çdokush të mund të gjejë një punë ku të fitojë një rrogë të denjë dhe ku mund të kontribuojë e të ndihet i vlerësuar si anëtar produktiv i shoqërisë.

Këto tre ccështje janë edhe më të votuarat nga banorët e Shqipërisë. Sondazhi në faqen myworld2015.org pranon ende votues, një zë i drejtpërdrejtë në instancat ndërkombëtare për atë që shqiptarët e konsiderojnë si përparësi.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin