Gramoz Iljazi: Ku shkojnë 700 teknikët e laboratorit pas privatizimit?! Nuk jemi kundër PPP. Jemi kundër konçesionimit të plotë!

pprotestee

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Teknikë të mjekësisë laboratorike në QSUT kanë protestuar ndaj dhënies me koncesion të plotë të këtij shërbimi në sistemin publik. Sipas tyre, përveç se ju rrezikohet vendi i punës, edhe cilësia e analizave vihet në pikëpyetje, pasi shteti nuk ka mekanizma kontrollues.

Gramoz Iljazi, kryetar i shoqatës së Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike Shqiptare, në një intervistë të shkurtër për gazetën “Shëndet+”, tha se laborantët nuk janë kundër partneritetit publik privat, por kundër konçensionimit të plotë”.

“Sipas ministrit, në momentin e konçesionimit të gjithë teknikët e laboratorit, që janë rreth 700 në të gjithë vendin, i kalohen konçesionarit. Ministri e ka thënë haptas që personeli i teknikëve të mjekësisë laboratorike do t’i kalojë koncesionarit. Koncensionari do mbajë kë të dojë.

“Ne nuk jemi kundër partneritetit publik privat. Jemi kundër konçesionimit të plotë. Për shembull, siç u dha me konçesion pjesa e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe kirurgjia mbeti administrim shtetëror, ashtu edhe tek laboratorët të jepet menaxhimi i kiteve dhe reagenteve, por burimet njerëzore dhe logjistika të mbeten ashtu siç janë. Kjo sepse shteti nuk ka mekanizma të kontrollojë cilësinë e analizave.

 “Është shërbim laboratorik mjekësor, që do të thotë, i hiqet një këmbë mjekësisë shqiptare, është njësoj si të heqësh kardiokirurgjinë, kirurgjinë, infektivin etj.

Gjithashtu, monopolizon tregun.

Në rast falimentimi të koncensionarit çfarë do të bëhet” shprehet Gramoz Iljazi, president i Shoqatës së Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike.

Laborantët shprehen se protesta do të përshkallëzohet. Puna nuk do të ndërpritet për urgjencat.

“Në vazhdim mund të dalim dhe para kryeministrisë në protestë” shprehen ata.

 Foto nga protestat e sotme në disa spitale të vendit.

proteste

proteste1 proteste2 proteste3 proteste4

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu