Si ta luftoni ftohjen me këto truke të thjeshta!

Përgatiti për www.shendeti.com.al : Elena Beta

leterStina e ftohtë e dimrit mund të vijë sëbashku me viruset dhe ftohjet të cilat mund t’ju dobësojnë sistemin imunitar dhe t’ju pengojnë në mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm. Ndiqni këto këshilla dhe mbroni veten nga virozat stinore!

Mbuloni duart kur jeni në kontakt me ajrin e ftohtë:

Mbani doreza gjithmonë gjatë stinës së ftohtë të dimrit, thotë Jacqueline Mayo, asistent profesore klinike në Weill Cornell Medical College në Neë York. Viruset që shkaktojnë ftohjet, transferohen shumë shpejt në sipërfaqen e duarve dhe ju venë në kontakt të menjëhershëm me mikrobet.

Konsumoni më shumë vitaminë C:

Vitamina C është një antioksidant i njohur për të ndihmuar qelizat të qëndrojnë të shëndetshme. “Filloni ditën me një grejpfrut, ose një portokall, luleshtrydhe, apo spinaq”, sugjeron Leslie Bonci, dietologe në Pitsburg. “Për drekë, konsumoni një tas me supë domate si dhe një banane apo një kivi për të rritur sasinë e vitaminës C.”

Mbani mend! pecetat e letrës janë miku juaj:

Kur jeni në një banjë publike, kapni një pecetë letre për të hapur derën, një tjetër për të fikur dritën. “Banjot janë vendet ku shumë lehtësisht mund të merrni mikrobet”, thotë Dr. Mayo.

Konsumoni probiotikë:

Kryesisht kos! Nuk ka mënyrë më të mirë për të rritur sistemin mbrojtës të trupit sesa duke  siguruar baktere të mira, pasi 70 për qind e sistemit tonë imunitar varet nga zorra”, thotë Bonci. Disa ushqime të larta në probiotikë, duke përfshirë kos dhe kefir, gjithashtu kanë sasi të mirë të proteinave, një komponent i antitrupave që ndihmojnë përmirësimin e rezistencës ndaj ftohjeve, kollës, dhe gripit.

Konsumoni sa më shumë fruta / agrume:

Konsumoni për darkë një tas me kos, fruta dhe drithëra. Drithërat përmbajnë beta-glukan, e cila ju ndihmon të keni një sistem më të fortë imunitar”, thotë Bonci.

Burimi: glamour

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm