Mushkëritë nuk i dëmton vetëm duhani

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kalimi në menopauzë ndikon tek mushkëritë në të njëjtën mënyrë si të kesh pirë 20 cigare në ditë për një dekadë, thonë ekspertët. Sipas tyre, menopauza ndryshon aftësinë e mushkërive për t’u zgjeruar dhe për të nxjerrë jashtë ajrin.mushkeri

Prandaj gratë në moshë të mesme, të cilave u ndërpritet cikli menstrual, mund të kenë probleme me frymëmarrjen dhe lodhje.

Hulumtuesit shkencorë norvegjezë zhvilluan një studim ku përfshihej matja e madhësisë të mushkërive të më shumë se 1400 grave të grupmoshës 25-48 vjeç.

Ata matën gjithashtu vëllimin e detyruar të frymëmarrjes në një sekondë – sa ajër mund të thithej në një sekondë.

Të gjitha pjesëmarrëset në studim nuk kishin hyrë akoma në fazën e menopauzës dhe u ndoqën përgjatë 20 viteve.

Në fund të studimit shkencëtarët panë se madhësitë e mushkërive të femrave që kishin hyrë në fazën e menopauzës ose e kishin kaluar atë, ishin më të minimizuara seç pritej.

Sipas shkencëtarëve, efekti i menopauzës në dëmtimin e mushkërisë mund ta krahasohej me pirjen e 20 cigareve në ditë për 10 vite.

 Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?