Dëshira e fundit/ Fëmija vdes në krahët e Babagjyshit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një fëmijë i sëmurë rëndë ndërroi jetë në krahët e Babagjyshit vetëm pak minuta pasi i tha: “ Babagjysh, mund të më ndihmosh?”babagjysh

Eric Schmitt-Matzen, 60 vjeç, nga Tennessee, mori një telefonatë nga një infermiere në spitalin afër zonës ku jetonte, e cila i kërkoi që të shkonte menjëherë në spital për të vizituar një djalosh i cili ishte sëmurë rëndë dhe donte të takonte Babagjyshin.

60-vjeçari punonte si inxhinier mekanik dhe nuk pati mundësi as të ndërrohej plotësisht pasi sapo ishte kthyer nga puna. Vetëm vuri mjekrën dhe veshi kostumin e kuq dhe vrapoi menjëherë për në spital, ku tek dera e priste infermierja me një dhuratë në dorë.

  1. Schmitt-Matzen u ul tek krevati i djalit dhe i tha: “Çfarë është ajo që dëgjova se s’do t’i festosh Krishtlindjet? Nuk ka shanse! Ti je elfi im i parë!”

“Më thanë që do të vdes”, i tha 5-vjeçari Babagjyshit,”Si ta di unë ku të shkoj kur të iki?”

Dhe Schmitt-Matzen iu përgjigj: “Kur të shkosh atje, thuaju që je elfi i parë i Babagjyshit, dhe do të lënë të hysh.”

Inxhinieri tregon gjithashtu: “Ai më përqafoi dhe më bëri një tjetër pyetje: “Babagjysh, mund të më ndihmosh?”

“E përqafova fort. Pa mundur të thoshim asgjë më shumë, vogëlushi dha frymën e fundit.

“Të gjithë jashtë dhomës e kuptuan çfarë ndodhi. Nëna e tij vrapoi duke bërtitur, “Jo, jo akoma!’

 Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm