Farmacistët fitojnë “luftën”: Kryqi farmaceutik nuk është reklamë

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Tabela me simbolin që identifikon farmacitë nuk do të taksohet më si reklamë. Ka qenë ky vendimi i Drejtorisë së Tatimeve të Bashkisë Tiranë, pas kërkesës së depozituar nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Lajmi është bëri i ditur përmes faqes zyrtare të Urdhrit.

simbol-farmaci“…në përgjigje të shkresës suaj dhe shqetësimit të ngritur nga Urdhri i Farmacistëve, për mënyrën e taksimit të tabelës me simbolin që identifikon farmacitë, në mbështetje të akteve të sipërpërmendura dhe nenit 47 të ligjit nr. 10572014 datë 31.07.2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik “ (I ndryshuar) për tabelat, qëllimi i të cilave nuk është për të reklamuar, por synon sinjalizimin dhe orientimin, subjekti duhet të taksohet për taksën e tabelës për qëllime identifikimi”.

Diana Toma, presidente e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, e kontaktuar nga redaksia e ‘Shëndet+’, shpjegon se prej vitesh farmacitë të cilat kishin simbolin që identifikon farmacitë, taksoheshin me të padrejtë sikur e kishin reklamë. Në fakt thotë Toma, qëllimi  këtyre tabelave nuk është për të reklamuar por për të sinjalizuar dhe orientuar. Për më tepër që vendosja e këtyre tabelave është e detyrueshme me ligj.

Kështu, sipas ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik:

“Emblema e farmacive dhe e agjencive farmaceutike është e detyrueshme, e konfiguruar me simbolin që paraqet një gotë me fron dhe një gjarpër. Forma, përmasat dhe ngjyra përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë”./

emblema

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni