Hematologjia sot në konferencë. Asnjë media nuk e përcjell!

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Shërbimi i hematologjisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, kanë zhvilluar sot konferencën e XI të hematologjisë shqiptare, me tematikë “Neoplazitë limfoide në fokus”.qsut

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin mjekë hematologë, hematologë pediatër dhe transfuziologë, si edhe nefrologë, anatomopatolog, mjekë të laboratorit klinik, gjenetistë, imunologë, infeksionistë etj. Konferencën e përshëndeti edhe drejtoresha e QSUT-së Ogerta Manastirliu.

Pavarësisht nivelit shumë të lartë të referimeve dhe prezantimeve të mjekëve, interesi i drejtuesve të kupolës së sistemit shëndetësor për ti përshëndetur ato ka qenë i pakët. Jo vetëm drejtuesit, por as media nuk e përcolli sot konferencën e hematologjisë.

Këtë vit, zyra e shtypit të QSUT-së nuk ka bërë asnjë një njoftim zyrtar, në ndryshim nga viti i kaluar. Kujtojmë se, krahas onkologjisë, hematologjia gjithashtu është shërbimi më i përfolur për problematikat e shumta që mbart.

Problematika që lidhen kryesisht me mungesën e medikamenteve për të sëmurët me sëmundje gjaku. Ndoshta kjo është arsyeja e përpjekjes dëshpëruese për t’i mbajtur zhvillime të tilla jashtë syrit të medias.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni