Miratohet buxheti 2017, shërbimi laboratorik i kalon privatit

Parlamenti miratoi nen për nen buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, por pika më kulminante e seancës maratonë ishte çarja e maxhorancës për koncesionin e laboratorëve.Ilir Beqaj

Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar që vitin e ardhshëm shërbimi laboratorik të jepet me koncesion tek një kompani private, por Petrit Vaisili paraqiti një amendament për të bllokuar financimin e këtij koncesioni nga buxheti i shtetit.

“Propozimi është që asnjë fond të mos lëvizë nga shëndetësia, por rialokimi të jetë brenda të njëjtit program në projekte të tjera  dhe kur nisma të jetë e plotë e detajuar dhe me të gjitha elementet përkatëse që qartësojnë të gjitha llojet e pikave të paqarta, që ngjallin dhe debat të fortë publik, mund të vijë gjatë vitit ushtrimor”, tha Petrit Vasili.

Ai kërkoi që paratë e parashikuara në buxhet për këtë koncesion të shpërndaheshin në programe të tjera mjekësore, sepse mungojnë studimet, por kërkesa e tij u refuzua.

Në përgjigje të kërkesës së z. Vasili, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se amendameti i paraqitur nuk mund të hidhet në votim, duke qenë se fondi për koncensionin nuk është paraqitur në tabelat e ligjit të buxhetit. Por, deputeti Vasili kërkoi hedhjen në votim, duke qenë se, sipas tij, tabela e investimeve është tabelë integrale e ligjit të buxhetit, dhe në tabelën integrale është planifikuar.

Ilir Meta i dha fund debateve duke e hedhur propozimin e Vasilit në votim duke marrë 39 vota pro dhe 63 kundër, ndaj edhe nuk u miratua.

 

 

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim