Historia e nënës që mposhti ankthin dhe depresionin për të lindur një fëmijë të shëndetshëm!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

shtazKur Brittany Noonan kuptoi se ishte shtatzënë, fillimisht u frikësua në lidhje me ndryshimet që do të pësonte trupi i saj. Ajo i trembej ndjenjës se nuk do të ishte në gjendje të përballonte statusin e të qënit nënë.

“Të nesërmen shkova për të takuar një psikolog dhe i thashë:” Unë jam gati për t’u bërë nënë, por nuk e di nëse mund të lind”,” tha ajo për Daily Mail Australi.

Znj Noonan, 27 vjeç ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni që kur ishte 18 vjeç.

Gjithashtu ishte përballur me një çrregullim të të ushqyerit i cili u përqkeqësua deri në pikën që e preku jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht.

U përpoqa të shkoja në palestër, të beja joga, të ushqehesha mirë në mënyrë që femija im të lindte i shëndetshëm.

“Gjatë shtatzënisë unë kam pasur nauze në një minimum prej 10 herë në ditë,” tha ajo. Në tetë javët e para, kam humbur gati tetë e gjysmë, nëntë kg dhe sapo haja diçka më vinte për të vjellë.

“Kjo shkaktoi çrregullim në mënyrën e të ushqyerit dhe unë rashë përsëri në depresion. “Ankthi dhe depresioni nuk ishin diçka e re për mua – unë kam vuajtur me të dyja në të kaluarën, por kjo ishte e ndryshme,” thotë Noonan.

bebe3“Shtatzëninë e kisha menduar më të lumtur, emocionuese, por për mua nuk ishte e tillë.”

Në 37 javë, dy javë para lindjes së saj të caktuar, pak Milena ka lindur me operacion cezarian më 23 shtator 2015.

“Kur gjinekologu im  më tha se ishte koha, kisha një ndjenjë lehtësimi dhe kur kam dëgjuar të qarën e vogëlushes time për herë të parë, pata një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj, ajo ishte ndjenja më e mrekullueshme në botë.”

Burimi: dailymail

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës