E pabesueshme! Ja çfarë tregon forma e gishtave të këmbës për personalitetin tuaj

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gishtGishti i madh: Shikoni gishtin tuaj të madh dhe vini re se është shumë më i gjatë se të tjerët? Nëse po, kjo do të thotë se ju jeni shumë të zgjuar dhe kreativë dhe gjithmonë keni mënyra krijuese për të zgjidhur problemet tuaja. Ana juaj negative është se shpesh mund të braktisni projekte në mes të rrugës.

Gishti i dytë: Është interesante se gishti i dytë është i lidhur me cilësitë e lidershipit. Kjo gjithashtu do të thotë që jeni energjik dhe i shkathët dhe gjithmonë luftoni për atë që besoni. Ju gjithmonë tregoni iniciativë dhe dëshirë të fortë për të bërë atë që mendoni se është e drejtë, e cila mund të jetë pozitive dhe negative në të njëjtën kohë. Sipas disa legjendave në Indi, nënat nuk i lenë bijtë e tyre të martohen me gra që kanë më të gjatë se të tjerët gishtin e dytë, sepse abesonin se kjo është një tregues i karakterit mbizotërues.

Gishti i tretë: Nëse gishti juaj i tretë është më i gjatë, tregon se objektivi juaj kryesor është të arrini sukese në fushën tuaj të punës. Sipas traditës kineze ky gisht është i lidhur me energjinë dhe vullnetin. Përveç kësaj, kjo do të thotë se ju jeni perfeksionist që gjithmonë ka vullnet të rritet një shkallë më lart. Ana juaj negative?  Përqëndroheni shumë në punën tuaj dhe harroni pjesën sociale të jetës.

Gishti i katërt: Nëse keni gishtin e katërt shumë të gjatë dhe të drejtë, do të thotë se familja juaj gjithmonë vjen e para në jetën tuaj. Cilësia juaj më e madhe është aftësia për të dëgjuar problemet e njerëzve të tjerë dhe të mendoni si mund t’i zgjidhni ato, por problemet e familjes suaj mund të ndikojnë fuqimisht në lumturinë tuaj.

Gishti i vogël: Njerëzit me gisht shumë të vogël janë të papjekur dhe nuk përballen me përgjegjësitë. Gjithashtu ata vazhdimisht janë në kërkim të aventurave të reja. Edhe pse jeni gjithmonë personi humorist në shoqëri, ndonjëherë duhet të merrni vendime të prera në jetën tuaj.

Burimi: onlyhealthylife

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Fruthi i merr jetën fëmijës në New York, viktima e parë në 30 vite
ADHD te fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit? - Podcast me terapisten neurozhvillimore Emi Shehi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Mjekja endokrinologe: Pse gratë shtatzëna nuk duhet të ndjekin dieta drastike
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres