Ndotja e ajrit, çfarë dëmesh shkaktohen në shëndet?

Përgjigjja nga mjeku Agron Deliu:

Grimcat e imëta mund të dëmtojnë organet e frymëmarrjes dhe zemrën. Kryesisht preken  njerëzit të sëmurë kronikë, siç janë astmatikët apo ndotje ajri 2njerëzit që vuajnë nga zemra. Këto janë probleme globale pasi para pak ditëve OBSH-ja publikoi një shifër tronditëse  ku në të gjithë botën nga cilësia e ajrit vdesin rreth 7 milionë njerëz në vit. Në Evropë kjo shifër arrin deri në 500 mijë në vit pasi Europa është kontinenti me cilësinë më të pastër në krahasim me Azinë. Fatmirësisht, Tirana nuk renditet më tek kryeqytetet më të ndotura në botë. Tirana në bazë të grimcave të imëta në ajër krahasohet me Athinën, Shkupin, Bukureshtin. Pra, një gjë ka rëndësi, që disa masa kanë filluar të merren dhe ne presim që këto masa të fuqizohen.

Një tjetër masë që duhet të merret, është moslejimi i përdorimit të karburantit dizel në Shqipëri me përmbajtje squfuri mbi 10 pjesë për milion që është norma europiane, si dhe duhet bërë pastrimi më i mirë i rrugëve të qytetit. Në planet urbanistike të Tiranës duhet të përfshihet edhe norma e gjelbërimit  10 m2 për banorë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni