Gripi shënon viktimat e para në Shqipëri

Epidemia e gripit ka krijuar një situatë emergjente në vendin tonë, ndërkohë që janë shënuar edhe viktimat e para.

Në një komunikatë për mediat, Ministria e Shëndetësisë informon se dy persona kanë humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gripi.

Pacientët, të moshës 70 dhe 71 vjeç, vuanin nga sëmundje kronike dhe e kanë humbur betejën pasi janë prekur edhe nga gripi.

Të dhënat për këto dy raste janë si më poshtë:

M. K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 31 Dhjetor 2016, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripalis, ndërruar jetë më datë 2 Janar 2017.

A. N., mashkull, 71 vjeç, banues në Tiranë, shtruar më datë 3 janar 2017, po në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë respiratore, ndërruar jetë po atë ditë.

Personat që rrezikojnë më tepër nga gripi sezonal janë ata që vuajnë nga sëmundje kronike, si pneumonia, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sёmundje neurologjike dhe probleme tё neurozhvillimit.

Epidemia gripale e ditëve të fundit ka bërë që brenda një dite të kërkojnë ndihmë mjekësore më shumë se 100 vetë në urgjencën e një spitali.

Kjo situatë mendohet të zgjasë për afro një muaj./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro