Gripi dhe i ftohti i madh shtyjnë pezullimin e mësimit edhe për një javë tjetër. Burime nga Ministria e Arismit bëjnë të ditur për Vizion Plus se ky vendim do të zbatohet për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitet. Po ashtu do të jetë pushim edhe për njërin nga prindërit e fëmijës së mitur, që punon në administratë.
Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se po shqyrtohet mundësia që shkollat e kopshtet të qëndrojnë edhe një jave tjetër të mbyllura për shkak të situatës se krijuar nga epidemia e gripit dhe i ftohti i acartë që ka goditur vendin.

