Është shuar mbrëmjen e së enjtes këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take. Artisja u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Mësohet se artistja ka ndërruar jetë në banesën e saj.
Këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.
Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga Presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”. Anita Take interpretoi për publikun edhe në këto vitet e fundit./ https://shendeti.com.al/

