Skema e ndërhyrjeve “falas” në spitalet publike e private

Numri i ndërhyrjeve që do kryejë secili spital publik e privat

•Sipas parashikimeve të bëra paketën e shërbimeve të dializës do t’a përfitojnë rreth 900 është numri i personave që do përfitojnë gjatë këtij viti këtë shërbim pranë spitaleve publike dhe private.

operacion•Praktika aktuale në kryerjen e koronarografive, në rang vendi (struktura publike dhe private) përgjatë vitit 2014 parashikon kryerjen e rreth 6000 procedurave të tilla. Sektori publik (Qendra Spitalore Universitare) pritet të realizojë këtë vit rreth 50 për qind të tyre (3000 procedura në 2 salla kateterizimi). Ndërsa spitalet private 50 për qindëshin e mbetur, me rreth 3000 procedura të tjera.

•Për angiografinë koronare gjatë 2014 mendohet të realizohen rreth 2000 procedura në publik e privat. Nga ndërhyrjet që do të bëhen gjatë këtij viti parashikohet që sektori publik të realizojë rreth 45 për qind të tyre, rreth 900 procedura në 2 salla kateterizimi. Ndërsa në spitalet private do të financohen rreth 55 për qind në 5 sallat që kanë këto të fund.

•ër 2014 parashikohet të kryhen rreth 350 procedura për vendosjen e pacemakerit definitiv. Sipas përcaktimeve të bëra, sektori publik pritet të realizojë rreth 70 për qind të tyre, (250 procedura në 2 salla kateterizimi). Ndërsa spitalet private pjesën e mbetur prej 100 procedurash.

•Kryerja e interventit dhe trajtimi dy ditor në terapinë intensive për “By pass aorto koronar” parashikohet të ofrohet gjatë këtij viti për rreth 1000 përfitues.

•Rreth 300 do të jetë numri i pacientëve që do të përfitojnë në spitalet publike apo private kryerjen e interventeve valvulare. Po kaq do të jetë edhe numri i përfituesve të interventeve kongjenitale.

•Për vitin 2014 është parashikuar që 10 të jetë numri i pacientëve të vegjël që do të mbulohen financiarisht nga shteti me vendosjen e aparaturave për shkak të problemeve me dëgjimin.

spitale 1Kostoja e rimbursimit të çdo shërbimi për 10 paketat 

Shërbimit të dializës

1) Paketa e shërbimit të dializës, ku përfshihen ekzaminimet e nevojshme klinike, immonologjike, vendosja e fistules ose grafitit dhe kryerja e procedurës së dializës. Çmimi i kësaj pakete është 11 204 lekë për seancë.

Paketa e shërbimeve të kardiologjisë ku përfshihen :

2) Kryerja e angioplastikës koronare me çmim 164 360 lekë për procedurë.

3) Kryerja e angiografisë koronare me çmim 51 256 lekë për procedurë.

4) Vendosja e pacemakerit definitiv 209 598 lekë për çdo rast.

Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë, ku përfshihen :

5) Kryerja e interventit dhe trajtimi dy ditor në terapinë intensive për “By pass aorto koronar” me çmim 360 239 lekë për rast.

6) Interventet valvolare me çmim 554 129 lekë për rast.

7) Inerventet kongenitale me çmim 262 332 lekë për rast.

Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës

8) Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës me dhurues të gjallë, e cila përfshin ekzaminimet e nevojshme para transplantit për marrësin dhe dhuruesin, konsultat, operacioni dhe ndjekja, terapia e induksionit si dhe imunosupresorët. Çmimi i kësaj pakete është 1 186 053 lekë.

9) Si paketë më vete që është e lidhur me transplantin është llogaritur edhe terapia e flakjes akute e cila kushton 478 011 lekë për rast.

Paketa e shërbimit për iImplantin koklear

10 ) Paketa e shërbimit të implantit koklear e cila përmban vendosjen e implantit koklear me çmim 242 745 leke. Aparatura e implantit koklear është parashikuar të sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe pacientët do të pajisen me të pa kosto shtesë.

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit