Urthi, nga se shkaktohet?

urth 1

Jam një grua 45 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur që prej disa kohësh. Pasi ha bukë  në darkë, kam urth. Doja të dija se nga se shkaktohet?

Elsa, për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gastro-hepatologe Anila Gjoni:

“Së pari do të sqaroja zonjën se refluksi apo urthi që njihet në popull është një shqetësim i ezofagut, që krijohet kur valvula që lidh ezofagun dhe stomakun nuk funksionon mirë. Kur ushqimi kalon nga goja në stomak nëpërmjet ezofagut, mund të ndodhë që një pjesë e tij ose lëngjet gastrike të ardhura nga stomaku të rikthehen në ezofag.

“Pikërisht prania e acidit irriton ezofagun dhe shkakton simptomat e refluksit. Stomaku është ndërtuar në mënyrë të tillë që duron praninë e acidit në brendësi të tij, ndërsa ezofagu jo. Prania e tij provokon dhimbje, inflamacione dhe plagë.

“Shkaqet janë të shumta: mund të jetë një gjendje fizilogjike (pra normale) dhe pathologjike (pra një sëmundje). Kështu mund të përmendim disa shkaqe: dieta, mbipesha, shtatzënia, duhani, alkooli, përdorimi i disa medikamenteve”.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?