Ilaçet për probleme mendore, në shitje si fruta – perime

Një vëzhgim i emisionit investigativ “STOP” tregon se ilaçet për probleme mendore, që njihen si psikotrope shiten në farmaci njëlloj si produkte tregu.

Ato shiten pa asnjëlloj recete apo përshkrimi mjekësor. Një situatë e tillë është kthyer në normale në vendin tonë, krejt ndryshe nga të gjitha shtetet europiane.

Ja se çfarë ndodh në disa farmaci të kryeqytetit.

Farmacia 1

Qytetarja – Dëgjo! Unë dua një pako Zalasta, 10 mg.

Farmacistja – Për kë e ke Zalast-in? Me recetë e ke?

Qytetarja – Qyqja?! Mami ka vite që e përdor.

Farmacistja – Zakonisht ne e japim me recetë, prandaj.

Qytetarja – Po ne kështu vijmë i marrim.

Farmacistja – Ka vite që e merr?

Qytetarja – Ka vite moj, që e marrim.

Farmacistja – Si e pi ajo?

Qytetarja – 1 tabletë në darkë, 10 mg. Ne ia japim mamit se…

Farmacisja – Zalastën merr ë?

Qytetarja – Zalastën kemi marrë. Sa është ajo?

Farmacistja – Kjo është 9700 (lekë të vjetra).

Qytetarja – A të vemi dy minuta, sat ë marrim ato lekët se tani u bëmë si…?

Farmacistja – S’ka gjë!

Qytetarja – Faleminderit!

Farmacia 2

Qytetarja – Rispolept, 10 mg!

Farmacistja – 2 mg.

Qytetarja – Jo e kisha idenë… Po, po, po ajo është.

Farmacistja – Është 2 mg. S’ka gjë.

Qytetarja – Sa kushton?

Farmacistja – 780 (lekë të reja).

Farmacia 3

Qytetarja – Abizol 10 mg keni?

Farmacistja – Amyzol 10 (antidepresiv).

Qytetarja – Abizol (psikotrop)?

Farmacistja – 54 100 (lekë të vjetra).

Mjekja psikiatre Arjana Reli shpjegon pasojat, nga përdorimi i gabuar i këtyre medikamenteve, që nga problemet e varësisë e deri tek ato të frymëmarrjes.

“Medikamentet psikotrope janë e gjithë klasa e medikamenteve, që përdoren në shëndetin mendor dhe për sëmundjet nervore. Këto medikamente veprojnë direkt në qelizat nervore. Kategorikisht nuk duhet të merren pa përshkrimin e një mjeku. Efekti më i keq i tyre është efekti i varësisë apo efekti drogë. Në të gjithë botën medikamentet psikotrope kanë recetë të vëçantë përdorimi.”

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni