”TFL” dhe ”TACSO”, nisin hartimin e strategjisë për Rrjetin e Shoqatave të Pacientëve

Elona Tereziu / Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+

Shoqata ”Together For Life” në bashkëpunim me Zyrën e projektit Asistencë Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, (TACSO) po zhvillojnë një trajnim disa javorë me përfaqësues të 7 rrjeteve të OJF-ve shqiptare me në fokus mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Ky aktivitet ka si qëllim hartimin e një plani strategjik për Rrjetin e Shoqatave të Pacientëve, me asistencë të përforcuar teknike.

I ndodhur tashmë në javën e parë të trajnimit, janë hedhur edhe hapat e para në hartimin e planit, ndërkohë që kjo procedurë pritet të vazhdojë edhe për muajt në vijim, gjersa rrjeti të forcohet duke marrë formën e tij të plotë.

Shoqatat pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin: ‘Europa Donna Albania’, ‘Together For Life’, ‘Shoqata  e pacienteve me Hemofili’, ‘Shoqata e pacientëve me Talasemi’, ‘Shoqata e Personave me dëmtime të shtyllës kurrizore në Shqipëri’, ‘Shoqata e Fëmijëve dhe Të Rinjve me Diabet’ si dhe  ‘Shoqata Shqiptare e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS’.

Ajo çka ra në sy ishte dëshira e mirë për bashkëpunim, ndërkohë që Genci Pasko, përfaqësues i TACSO-s për Shqipërinë, përshëndeti pjesëmarrësit duke u bërë thirrje dhe dhënë mundësinë edhe njëherë shoqatave të tjera jo pjesëmarrëse t’i bashkohen aktivitetit në ditët në vijim./ shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha