Zgjoheni në mes të natës? Mos i bëni kurrë këto dy gjëra

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të zgjohesh në mes të natës dhe të rrotullohesh nga njëra anë në tjetrën në përpjekje për të fjetur sërish.

Disa marrin telefonin dhe fillojnë të kontrollojnë orën, ndërsa të tjerët çohen nga shtrati për të marrë një gotë ujë.

Një specialist i gjumit ka zbuluar dy gjërat që duhet patjetër t’i shmangni nëse doni t’ju zërë gjumi shpejt.

Dr. Michael Breus, specialist i gjumit dhe autor i librit “The Power of When”, rekomandon:

Mos shkoni në tualet, vetëm nëse e keni shumë të nevojshme

Sipas Breus, rrahjet e zemrës rriten menjëherë sapo çoheni nga shtrati.

Pse ka rëndësi kjo? Breus thotë se rrahjet e zemrës duhet të jenë konstante në mënyrë që të kaloni në gjendje të pavetëdijshme (gjumi). Ato zakonisht janë rreth 60 rrahje në minutë.

Ndërsa ngritja nga shtrati e forcon zemrën të pompojë dhe rrahë më shpejtë se 60 rrahje në minutë. Që t’ju zërë gjumi sërish, rrahjet e zemrës duhet të fillojnë të ulen, gjë që nuk ndodh menjëherë.

Mos e shikoni orën

Kur zgjohesh në mes të natës dhe nuk të zë gjumi, instikti i parë është të kontrollosh orën dhe të bësh llogari matematikore se edhe sa orë kanë mbetur nga rënia e alarmit të zgjimit.

Breus këshillon që të mos e kontrolloni orën, por të përpiqeni të qetësoheni. Nëse filloni të shqetësoheni e të lëvizni sa në njërën anë në tjetrën, do ta keni të pamundur t’ju zërë gjumi. Prandaj mos lëvizni dhe as mos mendoni kur do t’u zërë gjumi.

Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?