Dhjetëra futbolliste diagnostikohen me kancer. Ekspertët: Ja cili është shkaku

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Më shumë se 50 futbolliste të të njëjtit universitet janë diagnostikuar me kancer. Ekspertët mendojnë se shkak janë bërë substancat kimike në fushën e futbollit me bar artificial.

Amy Griffin, asistente-trajnere e ekipit të futbollistëve të grupit të femrave në Universitetin e Uashingtonit, thotë se 53 lojtare – shumica portiere – janë prekur në mënyrë misterioze nga sëmundja pasi i janë bashkuar ekipit.

Rreth 230 futbollistë në të gjithë botën janë prekur nga kanceri si pasojë e këtyre fushave dhe 1/8 e tyre gjenden në të njëjtin ekip.

Fushat me bar artificial, të krijuara me fibra sintetike për të imituar barin dhe copëza gominash të përdorura në vend të dheut, përdoren zakonisht për fushat e futbollit në mjedise të jashtme.

Studimet kanë treguar se materialet e prodhuara nga copëza gomash të riciklueshme përmbajnë një përzierje substancash toksike, si karbon i zi, i cili është vërtetuar se çon në zhvillimin e tumorit.

Pavarësisht se hetimet nga autoritetet kanë treguar se fushat nuk përbëjnë asnjë rrezik, futbollistët dhe trajnerët kërkojnë që të bëhen më shumë hetime për të zbuluar si përfundojnë substancat kimike dhe ato kancerogjene nga copëzat e gomave në enët e gjakut të lojtarëve.

Fushat artificiale të futbollit janë shtuar shumë kohët e fundit, për shkak të rezistencës ndaj motit, kostos së ulët dhe nuk kanë nevojë që të ujiten apo për t’u prerë bari.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës