Shërbimi i ri i Urgjencës, Beqaj: 1 automabulancë për 40 mijë banorë

Ndonëse ka pasur ankesa për vonesa të mbërritjes së ambulancës në ndihmë të qytetarëve, ministri i Shëndetësisë thotë se sistemi i ri i Urgjencës, ku do të jetë një autoambulancë për 40 mijë banorë, do të sjellë mbulim më të plotë dhe më të shpejtë për të gjithë qarkun e Tiranës.

Sipas ministrit Beqaj, me sistemin e ri të organizimit të shërbimit është dyfishuar edhe numri personelit të Urgjencës së Tiranës, nga 63 në 121.

“Rishpërndarja dhe shtimi i numrit të autoambulancave, si edhe rritja e numrit të personelit me mjekë, infermierë, punonjës të ndihmës së shpejtë dhe shoferë do të mundësojë funksionimin me kapacitet të plotë dhe efiçencë të lartë të këtij shërbimi në këtë qark”, shkruan Beqaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Së shpejti, pritet të nisë të funksionojë sistemi i ri i komandës dhe kontrollit të qendrës kombëtare të Urgjencës mjekësore.

“Në datën 28 shkurt do të fillojmë testimin e sistemit për Qarkun e Tiranës, dhe në datën 3 prill vëmë në funksion të plotë sistemin e ri të komandës dhe kontrollit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, bën të ditur ministri i Shëndetësisë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç