Denoncoi në media se nuk funksionon mamografia, mjekut radiolog i digjet makina

Digjet makina e një mjeku radiolog në Vlorë. Në orët e para të ditës së sotme, makina e mjekut Egli Veliu është shkrumbuar.

Nga hetimet e para mësohet se mjeti “Opel Vectra” që i përket mjekut ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që policia dyshon për shkaqe aksidentale. Djegia e makinës mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:15 minuta të mëngjesit, në lagjen “15 tetori”.

Vetëm pak ditë më parë mjeku radiolog denoncoi në emisionin investigativ “Stop” mosfunksionimin e mamografisë.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” automjeti tip Opel me targë AA 851 JN, në pronësi të shtetasit E.V., 33 vjeç. Për pasojë pjesa më e madhe e mjetit është dëmtuar. Dyshohet se mjeti është përfshirë nga flakët për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç