Substanca natyrore për një zemër të shëndetshme

zemer 2

Ekzistojnë prova të shumta shkencore që konfirmojnë rolin që ka një diete e shëndetshme dhe një jetë aktive, së bashku me konsumin e produkteve që përmbajnë sterole bimore, në uljen e nivelit të kolesterolit dhe për pasojë ruajtjen e një zemre të shëndetshme. Sterolet bimore (ose fitosterolet) janë substanca natyrale të pranishme në ushqimet që përdorim çdo ditë, në veçanti në vajin e ullirit të rafinuar, te perimet, frutat e freskëta dhe ato të thata, si dhe te drithërat, edhe pse te këto të fundit në sasira më të vogla. Ky ka qenë objekti i simpoziumit  “International Symposium on Atherosclerosis”, të zhvilluar këto ditë në Romë. Në fakt, që në fillim të viteve ’90 janë kryer mjaft studime që kanë treguar se konsumi i rreth 2-2,5 g fitosterolesh në ditë, është efikase për të ulur deri në 10-15% nivelin e kolesterolit, që pas javës së tretë trajtimi me këtë meny.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak