Është mëngjes dhe në Konsultorin e Gruas së Qendrës Shëndetësore nr.8 nuk gjen asnjë mjek, asnjë infermier, asnjë punonjës. Në hyrje të konsultorit thuhet se orari zyrtar i konsultave është 07:30-20:10 e megjithatë zyrat janë të mbyllura.
Një paciente nuk ngurron të dërgojë një video të xhiruar në këtë konsultor rreth orës 9:30 të mëngjesit, teksa shkruan:
“Ja si shërbehet tek konsultorja e gruas së Poliklinikës nr.8. Ora 9:30 dhe klinika është bosh, pa asnjë mjek. Dera e jashtme është hapur, por zyrat e mjekëve janë me çelës. As mjekë dhe as infermierë. Sot mora në telefon në numrin e poliklinikës. Personi që m’u përgjigj më tha se do të njoftonte kryeinfermieren. M’u desh të prisja ca që të vinin mjekja me infermieren nga kafja dhe, kur erdhën, në vend të ndjesës për pritjen, përfitova një sjellje arrogante.”/ https://shendeti.com.al/


