Dieta mesdhetare është një aleat i mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet e mushkrive. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën e specializuar “Thorax”. Në të saktësohet se një dietë që përfshin shumë fruta, perime, peshk dhe drithëra, ul deri në 50% propabilitetin për t’u sëmurur nga bronkiti, enfizema dhe sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes. Në të kundërt, personat që preferonin një rregjim ushqimor me bazë mishi të kuq, patate të skuqura dhe bukë të bardhë, ishin mjaft të ekspozuar ndaj riskut për t’u prekur nga sëmundje polmonare kronike ostruktive.
Duhani është një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së këtyre pathologjive, por duke marrë në konsideratë faktin që jo të gjithë duhanpirësit shfaqin të tilla probleme, një grup shkencëtarësh të drejtuar nga doktoreshë Raphaelle Varraso (e “Harvard School of Public Health” të Bostonit) ka analizuar dhe faktorë të tjerë si: dieta dhe predispozicioni gjenetik.
Shkencëtarët kanë analizuar rastet e 42.917 personave, duke u përqëndruar më tepër në stilin e jetës dhe ushqyerjen dhe kanë zbuluar se “pasuesit” e dietës mesdhetare ishin më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve polmonare.
“Te njeriu një dietë e pasur me fruta-perime, peshk ul rrezikun për sëmundjet kronike të mushkrive, ndërkohë që një rregjim ushqimor i pasur me mish të kuq, ëmbëlsira, patate të skuqura e rrit propabilitetin për shfaqjen e këtyre pathologjive”, ka nënvizuar Varraso, në të përditshmen britanike “Daily Telegraph”, në përfundim të studimit. Kjo nuk është hera e parë që dieta mesdhetare konsiderohet si “aleate” e rrugëve të frymëmarrjes.
Muajin e kaluar, një grup shkencëtarësh brinatikë të “National Heart and Lung Institute” zbuluan se kjo mënyrë ushqyerjeje mbron fëmijët nga astma.



