Probleme me mykun, ç’duhet të përdor?

myk 2

Jam një djalë 23 vjeç dhe dua të marr më tepër informacion rreth mykut në lëkurë. Doja të dija se çfarë rekomandohet në këto raste?

SONI

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken dermatologe Suzana Hoxha:

“Së pari do t’ju rekomandoja që para se të ndërmerrni çdo lloj vetëmjekimi, të konsultoheni me një mjek specialist. Gjithësesi mund t’ju them se në trajtimin e mykut rekomandohen kremra antimykotik, të cilin duhet të përdorni për të paktën dy javë. Përveç kremit, këshillohet të përdorni dhe detergjentë (shampo) me bazë substancash anti mykotike, të cilët duhet të përdoren për periudha të gjata. Përveç kësaj, gjatë verës, që është periudha e plazhit, rekomandohet higjenë maksimale dhe konsulta të vazhdueshme me mjekun specialist, sepse gjatë kësaj periudhe kemi rishfaqje të simptomave të sëmundjes”.

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare