Kanceri mposht punonjësin e bankës në mes të Tiranës, gazetari: “Çfarë po i vret shqiptarët? Ajri i ndotur, ushqimet, uji…”

Blertina Koka

“Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit? Ushqimet, ajri i ndotur, uji i pijshëm, produktet e tjera të konsumit të përditshëm, ilaçet e dyshimta, materialet që përdoren për ndërtimin e banesave ku jetojmë, antenat celulare që na rrethojnë ngado?!

Janë këto pyetje të ngritura nga gazetari Denis Dyrnjaja, teksa rrëfen historinë e një punonjësi të bankës në mes të Tiranës, i cili ka humbur jetën nga kanceri.

“Ishte te 40-at. Ndoshta kishte arritur të fitonte betejat më të rëndësishme në jetë, por nuk fitoi dot betejën më të rëndësishme, atë për jetën. Jo për fajin dhe shkakun e tij në fakt. Kanceri e mundi…”, rrëfen gazetari.

Historia e trishtë e 40-vjeçarit ka çuditur edhe onkologët italianë, të cilët ishin habitur kur kishin mësuar se kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup dhe kjo jo për faktin se punonte në ndonjë fabrikë apo jetonte pranë ndonjë zonë me rrezatim. Jo, përkundrazi, 40-vjeçari punonte në një bankë në qendër të Tiranës.

“Mjekët onkologë italianë, ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij, kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup. Dhe e pyetën: punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zone me rrezatim, dhe përgjigjja që morën i habiti: ‘Punoj në një bankë në qendër të Tiranës’. Ata thanë se nga Shqipëria po kurojnë raste me lloje të rrallë kanceri”.

Në fund gazetari e mbyll rrëfimin me një të vërtetë po aq të trishtë sa vet historia:

“Derisa s’ka kush t’iu japë një përgjigje të bazuar dhe provuar siç duhet këtyre pyetjeve, do vazhdojmë të presim e të shohim njëri tjetrin si vdesim”.

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet