Ndryshime në qeveri, në pikëpyetje pozicioni i ministrit Ilir Beqaj

Të hënën pritet që kryeministri Edi Rama të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në qeveri. Pjesë e këtyre ndryshimeve, sipas mediave shqiptare, është edhe shkarkimi nga detyra i disa ministrave në kabinetin e qeverisë, një ndër to edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Mediat raportojnë se Rama po mendon të shkarkojë nga detyra ministra që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t’u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është njëkohësisht edhe i deleguari i Partisë Socialiste në Qarkun Kukës dhe mund të jetë pjesë e planit të Ramës për shkarkimin e ministrave pak para zgjedhjeve elektorale.

Që me vendosjen e tij në krye të ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Beqaj është akuzuar për përfshirje në afera korruptive me tenderët në shëndetësi./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni