Zyrtare/ Shkarkohet ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Ilir Beqaj nga sot nuk do të jetë më ministër i Shëndetësisë. Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar largimin e Beqës nga sektori i shëndetësisë.

Gjatë ‘Komunikimit Javor’ në Facebook, Rama sqaroi se largimi i 4 ministrave nga kabineti qeveritar, mes tyre edhe ministri Beqaj, është bërë për arsye të fushatës elektorale. Nuk është bërë ende i ditur ministri i ri që do të jetë në krye të shëndetësisë, një nga sektorët më problematikë.

Ilir Beqaj ka qenë në krye të sektorit të shëndetësisë që në vitin 2013. Gjatë detyrës së tij si ministër, ai ka dhënë tre koncesione të mëdha dhe të shumëdebatuara me vlerë të përbashkët prej 29.7 miliardë lekësh (212 milionë euro) ndërsa së fundmi ka përgatitur edhe një koncesion tjetër me vlerë 8.9 miliardë lekë.

Ndonëse ka qenë në qendër të kritikave, ku është akuzuar edhe për përfshirje në afera korruptive me tenderët në shëndetësi, ministri Beqaj  është marrë gjithnjë në mbrojtje të hapur nga kryeministri dhe është lëvduar prej tij për punën e bërë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni