Pyet mjekun: A ka ndonjë kurë popullore për mykun në vesh?

Çfarë e shkakton mykun në vesh dhe a ka ndonjë ilaç popullor për të?

Përgjigjet mjekja ORL pranë poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3 në kryeqytet, Anjeza Kuçi.

Otomykoza ose myku i veshit mund të shoqërojë ose jo një mykozë sistemike në organizëm. Shpeshherë është vetë forma e kanalit të veshit që bllokon ajrosjen dhe tharjen e veshit pas larjes, problemet e dermatitit atopik apo ekzemës së kanalit të jashtëm të dëgjimit, personat me otit media kronik,  me daulle të përforuar që bëjnë otomykozë nga veshi gjithnjë i lagur nga sekrecione, njerëzit që marrin antibiotik  për një kohë të gjatë, ndonjëherë edhe raste sporadike nga futja e sporeve të mykut në vesh nga era, ata me infeksione kronike të kanalit të veshit, diabetikët etj.

Këshillojmë përgjithësisht antimykotikë me pika, në raste të rënda nga goja, të mos laget veshi në asnjë mënyrë, të laheni me tapa për një kohë të gjatë, të mos përdorni në dietën tuaj sheqerna sepse e ushqejnë mykun, të bëni rutinë tharjen e veshit me tharëse çdo natë ose sa herë thani kokën pas dushit.

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro