Shëndetësia, 4 koncesione të reja do të jepen këtë vit

Koncesionet me Partneritet Publik-Privat janë vënë në themel të politikave shëndetësore edhe për këtë vit.

Koncesionet e shërbimit laboratorik, monitorimit online të barnave, monitorimit online të recetave dhe regjistri elektronik i rekordeve shëndetësore do të nisin punë këtë vit.

Lajmi u njoftua në Strategjinë e Shëndetësisë 2017-2020, ku bëhet e ditur se përveç implementimit të Check-up-ëve për popullatën e grupmoshës 40-65 vjeç, partneriteti publik-privat do të shtrihet drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore, si për shembull instrumenteve kirurgjikalë; dializa; paketa e trajtimit të SJT; shërbimeve laboratorike; mbetjeve spitalore, etj. Gjithashtu partneriteti publik-privat do të përfshijë edhe monitorimin online të barnave dhe të dhënave shëndetësore.

Përveç koncesionit të shërbimeve laboratorike, që tashmë është lajmëruar që do të jepet në 2017-n, tre koncesione të tjera janë planifikuar të nisin këtë vit.

Koncesioni i laboratorëve do të paguhet nga arka e shtetit me 13 miliardë lekë afërsisht 100 milionë dollarë për vitet në vijim. Shërbimet laboratorike që tani kryhen në qendrat spitalore, do të bëhen nga privatët.

Koncesioni i dytë është për monitorimin “online” të lëvizjeve të barnave në depot e kontraktuara. Ky koncesion ka për qëllim realizimin e regjistrimit online të aktivitetit të distributorëve farmaceutikë. Autoriteti kontraktor do të jetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Koncesioni i tretë është Regjistri Elektronik i Rekordeve Shëndetësore (Electronic Health Record (EHR) që do të funksionojë nga ky vit e në vazhdim. Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësore për çdo pacient.

Koncesioni i katërt është “Receta Elektronike” (e-Prescription) që ka në themel përshkrimin online të barnave të rimbursuara. Autoriteti kontraktor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky projekt me Partneritet Publik-Privat ka nisur të aplikohet që në disa qytete pilot dhe më pas do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak