Vuaj prej 3 vjetësh nga probleme me urinimin, ç’të bëj?

Jam një grua 47-vjeçare dhe kam një problem me urinimin. Ka 3 vjet që e kam këtë problem, por së fundmi më është agravuar. Kam bërë analizat e urinës dhe më dalin mirë. Kam bërë eko abdominale dhe më del mirë. Unë kam ndjesinë sikur dua të urinoj dhe këtë e kam gjithë ditën dhe gjithë naten. Kur urinoj, pak çaste më vonë kam një ndjenjë sikleti, jo dhimbje, as gjak në urinë, ngjyre normale. Kam një ndjenjë rëndese e sikur kam temperaturë në uretër. Nuk kam djegie gjatë urinimit, nuk është cistit sepse kam bërë analizat e nevojshme. Mendoj të jetë ndonjë problem i fshikezës apo i uretrës. Nuk e di, po mundet, ju lutem më ktheni një përgjigje se ç’duhet të bëj.

Me respekt

veshkatPër pyetjen tuaj i jemi drejtuar mjekes nefrologe në Itali, Anduela Mjeshtri:

E nderuar zonjë, në lidhje me problemin tuaj do të thoja:

Së pari është e domosdoshme një anamnezë e detajuar (profesioni, numri i shtatzënive, mënyra e të ushqyerit, probleme të tretjes etj),

Së dyti, duhet përjashtuar çdo patologji e traktit urinar (duhet të bëni eko abdominale para dhe pas urinimit për të parë nëse shkarkohet plotësisht fshikëza e urinës. Nëse do të ishte e nevojshme më pas mund të bëni një CUM (cistoureterografia minzionale);

Së treti, duke vënë re simptomat tuaja nuk duhet përjashtuar absolutisht patologjia e rënies së organeve gjenitale. Ndaj këshilla ime është një vizitë mjekësore urogjinekologjike për të diagnostikuar këtë patologji e më pas për të marrë masat e nevojshme.

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë