Ushqimet që do t’ju ngrenë humorin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Askush nuk mund ta mohojë ndjesinë e kënaqësisë që të jep një akullore me çokollatë ose kafshata e parë e avokados në tost. Dhe në fakt ka prova shkencore se disa ushqime të caktuara rrisin humorin dhe të bëjnë më të lumtur.

Dietologia Zoe Bingley-Pullin ju sugjeron disa ushqime për ngritjen e humorit që, fatmirësisht, shumë prej tyre i keni në frigoriferin tuaj.

Avokado është një nga pesë ushqimet që dietologia Zoe sugjeron. Ky super ushqim është i pasur me tirozinë,  që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë – e njohur si qendra e kënaqësisë në tru.

Rritja e dopaminës në trup çon në rritjen e ndjesive të kënaqësisë dhe motivimit. Avokadot përbajnë gjithashtu më shumë acid folik se çdo frut tjetër. Vitamina B nuk është e mirë vetëm për gratë shtatzëna, por ndihmon edhe në uljen e një aminoacidi në trup i lidhur me ankthin dhe depresionin. Avokadot janë të pasur edhe me acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese këto që forcojnë shikimin dhe mbrojnë zemrën.

Peshku i yndyrshëm është gjithashtu i pasur me acide yndyrore, që trupi nuk mund t’i prodhojë në mënyrë natyrale. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në rritjen si të dopaminës ashtu edhe të serotoninës në trup.

Përzierja e orizit kaf ose një tjetër karbohidrat i shëndetshëm me peshkun është një tjetër vakt i mirë për të rritur humorin. Studimet kanë treguar një lidhje mes karbohidrateve dhe prodhimit të serotoninës, një stabilizues natyral i humorit, që lidhet me nivele të ulëta depresioni.

Një tjetër ushqim i mirë për humorin? Çokollata, sigurisht. Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Po kërkoni për një ushqim të shpejtë që t’ju rrisë humorin. Banania me çokollatë jo vetëm do t’ju ëmbëlsojnë, por do t’ju ngrenë edhe humorin. Bananet janë të pasura në aminoacidin truptofan, që trupi e përdorur për të prodhuar seretoninën.

Nëse banania nuk e kryeson listën e ushqimeve tuaj të preferuar, ka akoma produkte të tjera ushqimore që mund t’ju ngrenë humorin.

Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidues shumë të rëndësishëm për luftimin e ankthit dhe stresit.

Spinaqi nuk është vetëm i pasur me magnezin që rrit nivelet e serotoninës, por është gjithashtu plot me zink dhe acid folik, lëndë ushqyese këto që luftojnë depresionin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve