E dalloni rrezikun vdekjeprurës që fshihet në këtë foto?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një nënë po i bënte foto të bijës 2-vjeçare kur vuri re rrezikun që po i kanosej.  Bianca Dickinson tregon se vuri re se diçka po lëvizte kur po bënte foton, megjithatë mendoi se ishte ndonjë lëvozhgë druri që po e merrte era.

Sapo largoi sytë nga aparati, nëna u shokua kur pa një gjarpër rreth 2 metra i gjatë që ishte pak centimetra larg vogëlushes së saj, Molly.

“Kjo foto më ndal zemrën sa herë që e shikoj”, tregon znj. Dickinson për “Daily Mail”.

Znj. Dickinson tregon se gjithçka donte është të rrëmbente vajzën në krahë, por e dinte se nëse e bënte këtë, mund të trembej gjarpri.

Prandaj ajo vendosi që të mos lëvizë fare derisa gjarpri u largua.

“Duke ndenjur të dyja palëvizur, gjarpri thjesht kaloi. Nëse do të isha alarmuar, gjarpri do të ishte trembur dhe mund ta kafshonte vogëlushen time”, tregon ajo.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës