Pyet mjekun: Si t’i eliminoj rrathët e zinj poshtë syve

Përshëndetje! Ju lexoj rregullisht dhe i ndjek shumë këshillat tuaja. Ju lutem, a mund të më ndihmoni lidhur me veprimet që duhet të ndërmarr për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve?

Përgjigjet mjekja dermatologe, Entela Dhima

Pjesa rreth syve është e përbërë nga një lëkurë shumë e hollë dhe delikate, ndërsa muskulatura nga fibra kolagjeni. Duke qenë se në këtë pjesë ka pak ind lidhor, fenomeni i edemës rreth syve ndodh më lehtë se në çdo pjesë tjetër të fytyrës.

Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm duke nisur që nga prirja gjenetike, patologjitë e ndryshme, shprehjet e ekzagjeruara nëpërmjet mimikës, ekspozimi në diell pa mbrojtës, produktet e gabuara kozmetike, mungesa e vitaminës K, B12 dhe B6, stili i gabuar i jetesës ku mund të veçojmë konsumimin e cigares, alkoolit, stresit, pagjumësisë, lodhjes, ushqimit të njëanshëm etj.
Mund të eliminohen vetëm duke shmangur faktorët që ndihmojnë në shfaqjen e tyre, pra të korrigjohen patologjitë, të shmanget shikimi i sforcuar, kohëzgjatja para mjeteve të komunikimit elektronik, orët e gjata para televizorit, qëndrimi në ambient të errët. Çdo person duhet të përdorë syzet e përshtatshme, ushqime të pasura me
vitaminë B6, B12 e Vitaminë K.

Gjithashtu, këshillojmë përdorimin e kremrave parandalues e mandej kurues që pas moshës 25 vjeç duhet të jenë më specifikë për përzgjedhjen dhe për këtë gjë duhet të konsultohemi patjetër me mjekun dermatolog./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer