Ministri Beqaj: 40% e mjekëve rrezikojnë punën

Ministri Beqaj ne DurresNë Spitalin Rajonal të Qarkut të Durrësit, i cili mbulon shërbimin e 450 mijë banorëve dhe trefishohet në sezonin turistik, ka rifilluar punë pas 7 viteve me disa pajisje të reja laboratori anatomo-patologjik, si dhe i janë shtuar kapacitetet diagnostifikuese laboratorit kliniko-biokimik.

Në përurimin e vënies në funksionim të pajisjeve të reja ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndërsa theksoi se rritja e kapaciteteve diagnostifikuese shkurton rrugën e pacientëve të Durrësit që më parë dërgoheshin në Tiranë, Beqaj u ndal tek gjendja aktuale e krediteve që kanë mjekët. Ai tha se nëse situata vijon të mbetet e tillë, rreth 40% disa prej bluzave të bardha nuk do ta ushtrojnë më profesionin e tyre. Ky “kërcënim” vjen pas deklaratës së dhënë disa muaj më parë nga Beqaj, që pati vënë muajin qershor si kufirin në të cilin do të merreshin masa për mjekët që s’kanë kreditet e duhura. Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, janë 1246 punonjës të shëndetit që janë me kredite zero, që nënkupton një nivel zero i tyre në marrjen e njohurive të reja në fushën e mjekësisë.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin