Operacione vetëm në letër, si përfituan spitalet private para nga buxheti i shtetit

Nëse dyshimet do të provohen, atëherë do të jemi përballë një tjetër mega-skandali në shëndetësi, që tregon se si vidhen paratë përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Financave kanë nisur verifikimet e pagesave nga FSDKSH-ja për operacionet kardiokirurgjikale të kryera në spitalet private (Vila Maria, Spitali Europian dhe Instituti Shendetesor Privat “Spitali i Zemres”)

Lapsi.al ka një kopje të shkresës së Ministrisë së Financave, që urdhëron nisjen e inspektimit financiar. Sipas këtij vendimi, ëshët urdhëruar një kontroll i imëtësishëm i të gjithë operacioneve kardiokirurgjikale të kryera gjatë 2016 në spitalet private, ku janë rimbursuar pagesat për pacientet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

MF urdhëron verifikim të të gjitha pagesave të kryera gjatë vitit 2016 për paketën e shërbimit të kardiokirurgjise  të kryer në disa klinika e spitale private, me arsyetimin se operacione të tilla nuk ofrohen në QSUT.

Dyshimetjanë se mjekë të njohur të kardiologjisë në bashkëpunim me administratorët e klinikave private kanë përpiluar dokumentacion fiktiv për kryerjen e operacioneve vetëm në letër, por jo në realitet, thjesht sa për të përfituar rimbursim nga shteti. Vec Ministrisë së Financave, ka nisur inspektimin pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor  edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Dyshimet u krijuan pasi krahasuar me vitin 2015, gjatë vitit 2016 u rrit numri i operacioneve të kryera në spitalet private, operacione që janë mbuluar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pra, miliarda lekë kanë shkuar në llogaritë e spitaleve private. Vlerësohet se operacione të tilla variojnë nga 1 mijë në 10 mijë euro./ LAPSI.AL

Postime të ngjashme

Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj