Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë zbulojnë ushqimin që konsumojnë çdo ditë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëna me siguri ju ka thënë që të pini qumësht çdo ditë për forcimin e kockave. Kemi një lajm të mirë nëse keni ndjekur këshillën e saj.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i produkteve të qumështit të paktën dy herë në ditë ul shanset që të bëheni obezë.

Hulumtuesit shkencorë analizuan dietat e më shumë se 7000 personave, dhe zbuluan se njerëzit që konsumonin produkte të qumështit kishin indeks më të ulët të masës trupore, sidomos pjesëmarrësit në studim që pinin qumësht të paktën dy herë në ditë kishin 37% më pak gjasa të bëheshin obezë se ata që e konsumonin më rrallë.

Qumështi, në veçanti, kishte një ndikim të rëndësishëm në madhësinë e belit të njerëzve: Konsumuesit e rregullt të qumështit kishin më pak gjasa të bëheshin obezë – një lidhje që vlen vetëm për gratë.

Kujdes: përfitimi është vetëm nëse qumështi përmban më pak se 3.4% yndyrë.

 Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm