Mënyra e vetme për të luftuar migrenën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të sëmurët me migrenë mund t’iu japin fund vuajtjeve të dhimbjeve të kokës duke mbajtur një peshë të shëndetshme. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se të qenët obezë rrit me 27% rrezikun e zhvillimit të migrenës, që mund të zgjasë deri në 3 ditë. Kjo sepse dhjami i ruajtur poshtë lëkurës mendohet se lëshon molekulat që shkaktojnë dhimbje koke.

Sipas një studimi të publikuar tek revista Neurology, gratë janë tre herë më të rrezikuara se meshkujt të preken nga migrena. Kjo mund të ndodhë pasi ato kanë më shumë dhjamë se meshkujt përreth belit, që lidhet me dhimbjet kronike të kokës.

Por nuk janë vetëm obezët në rrezik, pasi edhe ata që janë nënpeshë janë 13% më shumë të rrezikuar të vuajnë nga migrena krahasuar me njerëzit me peshë normale. Edhe në këtë rast janë molekulat e prodhuara nga indet dhjamore që shkaktojnë sëmundje.

Shkencëtarët kanë dalë në këtë përfundim pas një analizimi që u bënë 12 studimeve të kryera tek rreth 300 mijë njerëz.

“Duke qenë se obeziteti dhe të qenët nënpeshë janë faktorë rreziku potencialisht të modifikueshëm për migrenën, vënia në dijeni për këta faktorë riskues është e rëndësishme si për njerëzit që vuajnë nga migrena ashtu edhe mjekët”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Barbara Peterlin.

“Duhet të bëhen më shumë kërkime për të përcaktuar nëse synimet për t’i ndihmuar njerëzit të humbasin apo shtojnë në peshë mund të ulin rrezikun për zhvillimin e migrenës”.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë e shkakton migrenën, megjithatë mendohet se mund të shkaktohet nga aktiviteti jonormal i trurit dhe mund të nxitet nga lodhja dhe stresi.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?