63-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i spitalit: ‘Vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet’

Një person i moshës 63-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e ditës së djeshme në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.  Pacienti Gëzim Malka, banues në Përmet, ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit.

Prej disa ditësh ai ndodhej i shtruar në pavionin e Kirurgjisë, pasi vuante nga hernia inguinale dhe priste t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas gazetës ‘Panorama’, operacioni i tij ishte shtyrë për shkak të mungesës së anestezistëve. Pacientët e tjerë që kanë qenë të shtruar në një dhomë me të rrëfejnë momentin e tmerrshëm kur ka ndodhur ngjarja. Ata tregojnë se 63-vjeçari kishte dhimbje të forta në zonën e poshtme rrëzë kofshës.

Ai është ankuar edhe për shërbimin e infermieres, e cila nuk i është përgjigjur thirrjes së tij për t’i bërë një qetësues.

Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, Gëzimi është shprehur: “Epo këta të bëjnë t’u q** nënën dhe pastaj t’ia bësh bam vetes”.

Pas kësaj, pacienti u ka thënë fjalët e fundit shokëve të dhomës. “Unë po shkoj se vetëm kështu do të më pushojnë dhimbjet’.

Ata thonë se kanë tentuar të ndërhyjnë, por ka qenë e pamundur, pasi 63-vjeçari ka kaluar kangjellat e ballkonit të dhomës së spitalit dhe është hedhur me kokë.

Policia e Gjirokastrës ka shkruar në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje pacientët dhe stafin e spitalit. Sipas grupit hetimor, vdekja ka ardhur si pasojë e hedhjes nga ballkoni me lartësi 13 metra në kushtet e depresionit mendor./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni