4 zakone që do t’ju ndihmojnë të dobësoheni – nga dietologia Viktoria Naço

Vera po afron dhe të gjithë kanë filluar të shqetësohen për kilet e shtuara përgjatë muajve të dimrit!
Dietologia Viktoria Naço ju sugjeron të ndiqni këto 4 zakone në mënyrë që të humbisni kilogramët e tepërt.

1) Evitoni përdorimin e pjatave gjigante (nëse nuk ngopet syri nuk ngopet as stomaku).
Ndjesia e urisë dhe e ngopjes është e lidhur shumë me anën tonë psikologjike dhe formën sesi ndihet një person.
2) Shtoni konsumin e ushqimeve djegëse pasi përmbajnë kapsaicinë, një antioksidues që ndihmon në rritjen e djegieve metabolike
3) Konsumoni ushqimin tuaj ngadalë duke e përtypur mirë.
Për t’u ndjerë të ngopur, duhet të kalojë një distancë kohore e shkurtër, kur konsumojmë ushqimin shumë shpejt konsumojmë sasi edhe më të mëdha nga sa në të vërtet kemi nevojë.
4) Gjumi, regjimi në të ngrënin e vakteve dhe aktiviteti fizik ndihmojnë trupin që të kryejë gjithë proceset biologjike sa më mirë! Mos e nënvlerësoni regjimin tuaj jo vetëm për kilet e tepërta, por edhe për të parandaluar shumë probleme shëndetësore!

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?