Pacientët e transplantuar, analiza në privat dhe probleme me barnat

Partizan Malkaj, Shoqata e Pacientëve me Hepatite

Fatmirësisht numri i të prekurve nga hepatitet shënon një rënie. Gjithsesi përbën problem fakti se personat që vuajnë nga hepatiti duhet të bëjnë analiza që kushtojnë 20 000 lekë dhe që duhet bërë çdo tre muaj, ndërkohë që shteti nuk e ofron këtë analizë, vetëm privati. Një person që merr një kompensim diku 12000 lekë në muaj, nuk paguan dot një analizë 20 000 lekëshe çdo tre muaj, për të marrë pastaj siç duhet mjekimin e tij. (“E drejta për akses”, “E drejta për risitë”, Pika 2 dhe 10 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve).

Nga ana tjetër duhet të rikujtojmë se deri më sot, asnjë nga personat që ka marrë hepatitet në spital, nuk është dëmshpërblyer nga shteti shqiptar. (“E drejta për tu kompesuar”, Pika 14 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. Pacientët me hepatite përballen me një sërë problemesh duke filluar që nga mentaliteti ku ti s’e deklaron dot që vuan nga x hepatit, se i tillë është opinioni tek ne. Nuk ka asnjë lehtësi publike. (“E drejta për të vëzhguar nivelin e cilësisë”, Pika 8 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

Po kështu pacientët me transplante të heparit, disa analiza të tjera, si nivelin e takrolimusit apo ciklosporinës janë të detyruar ta bëjnë te laboratorët private. Kujtojmë se një analizë e tillë kushton 7500 lekë dhe shumë pacientë janë të detyruar ta bëjnë një herë në muaj.

Për pacientët e transplantuar që janë të detyruar të marrin barna në spitalin QSUT, duhet të krijohet mundësia e shkurtimit të kohës së shërbimit nëpër rradhë të gjata, duke filluar që nga qendra e konsultave, mjeku specialist, ISKSH, farmaci etj, duke sjellë sorollatje dhe stërmundim të tyre deri në dy tre ditë.

Ka probleme me rezervat që duhet të ketë farmacia e spitalit të QSUT (dhe ato rajonale) në lidhje me disa barna të shtrenjta. Nuk respektohet ligji në lidhje me furnizimet me këto barna, duke shkaktuar mungesa për pacientët e transplantuar./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh