Testimi për licencim, emrat e kandidatëve për infermieri, mami, fizioterapi…

Blertina Koka

Publikohet lista e kandidatëve për 4 profilet e tjera mjekësore, përkatësisht fizioterapisë, infermierisë, mamisë dhe logopedisë, që do t’i nënshtrohen provimit gjatë këtij muaji.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, gjysma e dytë e muajit maj është përcaktuar vetëm për profesionin e infermierit, përkatësisht nga data 16-31 maj. Në total janë 234 fizioterapistë, 41 logopedistë, 365 mami dhe 2092 infermier.

Bashkëngjitur emrit kandidatët kanë edhe datën dhe orën e testimit.

Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (më poshtë AKP) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Vetëm kandidatët që kanë arritur të përfundojnë programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion kanë të drejtë të japin provimin e shtetit në muajin maj 2017, për të fituar licencën profesionale në një nga specialitetet e përcaktuara mjekësore.

Kandidatët duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) në mënyrë që të lejohen të marrin pjesë në provim. Ata duhet të paraqiten në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.

Të gjithë kandidatët për infermieri, mami, logopedi dhe fizioterapi mund të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në lidhjet bashkëngjitur tek gazeta Shëndeti.

Lista e kandidatëve, Mami, maj 2017

Lista e kandidatëve, Fizioterapi, maj 2017

Lista e kandidatëve, Logopedi, maj 2017

Lista e kandidatëve, Infermieri, maj 2017

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni