Thellohet skandali/ Mungesa e “Dantrolenit” shkak i vdekjes?! Ministria nuk e regjistron

Denisa Canameti

Rasti i 16 vjeçares që ndërroi jetë nga një ndërhyrje në një nga spitalet private të kryeqytetit, mori sot vëmendjen e të gjitha mediave. Të afërmit e të ndjerës në shenjë revolte dhe dhimbje akuzuan spitalin për këtë ngjarje fatale. Sipas tyre, shkak ka qenë një temperaturë e lartë pas operacionit (shpjegim ky i dhënë nga mjekët).

Menjëherë pas ngjarjes, kanë qenë të shumtë qytetarët e thjeshtë por edhe mjekët të cilët kanë komentuar në rrjete sociale. Edhe pse ende nuk është dhënë versioni përfundimtar nga mjekësia ligjore, bluzat e bardha dyshojnë për një hipertemi malinje. Edhe në media po qarkullon dyshimi për këtë diagnozë. Hipertermia malinje është një sëmundje e trashëgueshme, pra gjenetike, që shkaktohet nga një mutacion në një gjen që gjendet në kromozomin nr. 19. Funksioni i gjenit në fjalë ka të bëjë me kodifikimin e receptorit të rianodinës – Ryr1.

I kontaktuar nga Pro Pacientit, mjeku me iniciale A.S shpjegon se:  “Hipertermia malinje ka antidot vetëm dantrolene (“antihelm” nëse e quajmë) dhe me rregullore të OBSH-së duhet që çdo sallë operatore të ketë në gjendje 36 flakon 24/24. Vdekje të tilla kanë ndodhur fatkeqësisht të paktën 6 në 4 vitet e fundit. Vazhdon të jetë i paregjistruar nga Ministria dhe nuk ka asnjë protokoll për përballimin e kësaj situate.  Medikamentet anestetike janë helme dhe kanë antihelmet e tyre. Dantrolene vazhdohet për një javë, minimumi 3 ditë. Pra, nuk mjafton 1 ampulë apo flakon, por është antidot që merret 24 orë non-stop në venë për të paktën 3-7 ditë. Sepse hipertermia malinje është helmim” shprehet mjeku me iniciale A.S për Pro Pacientit.

Ky nuk do të ishte rasti i parë që do të ndërronte jetë për shkak të mungesës së Dantrolenit në sallën e operacionit. Hipertemia malinje është efekt i padëshirueshëm dhe i paparashikueshëm i anestezisë (narkozës) që duhet konsideruar si helmim./ ProPacientit.com

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni