Temperatura e lartë, si ta luftojmë me bimë

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Temperatura e lartë shkaktohet nga shumë fakorë si: ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse, infeksionet që kanë të bëjnë me plagë të rënda. Ato shkaktojnë mungesë oreksi dhe dobësi trupore. Të sëmurëve nuk u jepet ushqim me forcë. Në këto raste perizi është një mjet i mrekullueshëm për luftimin e procesit patologjik. Në fillim të sëmurit i jepet çaj ose lëng frutash të freskëta të ëmbëlsuara me sheqer. Kur ti kthehet oreksi i jepni ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, kos, supë me lëng mishi, patate, bukë, sup orizi me vezë, muhalebi, pak mish viçi të grirë, gjalp ose vaj. Ushqimi u jepet i pakët sa të vijë oreksi. Për uljen e temperaturës, lehtësimin e kollës dhe nxjerrjen e gëlbazës, përdoren bimët e mëposhtme, veç e veç ose të kombinuara.

Në momentin e valimit të 2 litrave ujë, hidhni 10 lugë gjelle më bimë sherebele. Lihet në qetësi për 30 min, pastaj e kulloni dhe e shtrydhni. Pijeni të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar nga 2 gota uji me çaj në mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë.

Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara të trëndafilit të egër në momentin e valimit. Kullojeni në një napë treshe ose katërshe, që të mos bien qimet e holla të trëndafilit, se ngacmojnë stomakun. Pini 2 filxhane çaji të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar sipas dëshirës, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit.

Për uljen e temperaturës së lartë: merrni 1 lugë kafeje me bimë nga bari i shpretkës dhe e zieni me 1 filxhan ujë për 15 min. Kullojeni dhe pini 2 herë nga 1 filxhan para buke, të ngrohtë dhe të ëmbëlsuar me mjaltë.

Bari i etheve shërben për disa sëmundje, kryesisht në temperaturë të lartë të përsëritur herë pas here dhe periodike. Zieni 1 dorë barë ethesh në 1 litër ujë.  Pas vlimit për 5 min, kullohet dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan çaji i ngrohtë, i ëmbëlsuar me sheqer sipas dëshirës.

Sanza: edhe kjo bimë shërben për uljen e temperaturës së lartë. Zieni 1 lugë kafeje me rrënjë në 2 gota ujë që pihet brenda ditës. Ky lëng përgatitet nga pluhuri i rrënjës, duke marrë 10-15 pika në 1-2 herë në ditë.

Merrni 30-60 gr Shelg të bardhë me 1 litër verë. Merrni gjysmë filxhan kafeje para buke. Gjethet i zieni deri në valim. 40-80 gr lule nga Shelgu i bardhë me 1 litër ujë. Pini 3 gota në ditë.

Edhe lëngu i limonit jep rezultate të mira në temperaturën e lartë. Merrni lëngun e 1 kokrre limoni, hidheni në 1 gotë me ujë dhe sheqer. Pini 3 herë në ditë në raste të temperaturës. Kjo vlen edhe për moshat e vogla, sepse lëngu i limonit duhet holluar me ujë. Kurse moshat e rritura mund ta pinë ashtu siç është: lëngun e paholluar dhe të ëmbëlsuar.

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti