Këto fruta të thata ju mbrojnë nga kanceri i zorrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Frutat e thata parandalojnë një ga llojet më vdekjeprurëse të kancerit, siç është ai i zorrës, ka zbuluar një studim i ri. Pacientët me kancer të zorrës që konsumojnë fruta të thata rregullisht pas trajtimit janë 57% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Frutat e thata ulin gjithashtu rrezikun e rishfaqjes së kancerit me 42%.

Frutat e thata si bajamet, arrat kanë më shumë përfitime shëndetësore, krahasuar me kikirikët dhe gjalpin e tyre.

Hulumtuesit shkencorë rekomandojnë pacientët që vuajnë nga kanceri i zorrës të rrisin shanset e mbijetesës duke konsumuar më shumë fruta të thata.

Hulumtuesit shkencorë nga Instituti i Kacerit Dana-Farber në Boston monitoruan rreth 900 pacientë që i ishin nënshtruar një trajtimi për fazën e tretë të kancerit ë zorrës. Shumica e pacientëve kishin kryer operacionin dhe kimioterapinë. Tek asnjëri prej tyre nuk ishte përhapur kanceri tek organet e tjera. Pacientë të tillë kishin 70% më shumë shanse të mbijetesës 3 vjet pas trajtimit.

Nga pjesëmarrësit në studim, 19% e tyre kishin konsumuar të paktën 56 gramë – e barasvlershme me gati 22 bajame – të çdo lloji fruti të thatë në javë. Rezultatet treguan se këta pacientë ishin 57% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, krahasuar me ata që nuk kishin konsumuar fruta të thata pasi kishin përfunduar trajtimin.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?