Kafja përgjysmon rrezikun e kancerit të mëlçisë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i kafes mund t’ju ndihmojë të mbani larg kancerin e mëlçisë, sugjeron një studim i ri. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë vetëm një filxhan me kafe në ditë janë 20% më pak të rrezikuar që të preken nga forma më e zakonshme e kësaj sëmundjeje.

Dy filxhanë në ditë ulin rrezikun me 35%, ndërsa 5 filxhanë përgjysmojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë.

Edhe kafja e dekafinuar (pa kafeinë) mund të ketë të njëjtin efekt mbrojtës, shtojnë shkencëtarët.

Hulumtuesi kryesor i studimit, dr. Oliver Kennedy, nga Universiteti Southampton, thotë: “Është thënë gjithmonë se kafja posedon një sërë përfitimesh shëndetësore dhe këto gjetje të fundit sugjerojnë se mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në uljen e rrezikut të kancerit të mëlçisë”.

Hulumtuesit shkencorë nga universitetet Southampton dhe Edinburgh analizuan të dhënat nga 26 studime të ndryshme, ku janë përfshirë më shumë se 2.25 milionë pjesëmarrës.

Krahasuar me njerëzit që nuk konsumojnë kafe, ata që pinë vetëm një filxhan kanë 20% më pak rrezik nga zhvillimi i formës më të zakonshme të kancerit të mëlçisë, e njohur si karcinoma hepatocelular. Rezultatet, e publikuar tek revista BMJ Open, gjithashtu zbuluan se ata që konsumojnë 2 filxhanë kanë 35% më pak rrezik të vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa për njerëzit që konsumojnë 5 filxhanë rreziku përgjysmohet.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë